Një person është vetplagosur në këmbë në Ferizaj.
Atij i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me 223 copë municion (diabolla), një pushkë gjysmë automatike me 71 copë fishekë.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM- Ferizaj / 15.06.2025 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit në Ferizaj për shkak se ishte vetë-plagosur në këmbë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetë dhe konfiskuar: një pushkë ajrore me 223 copë municion (diabolla), një pushkë gjysmë automatike me 71 copë fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”