Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen “Gërdeci”. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka paraqitur një raport mjekësor.
Në seancën e fundit të mbajtur më 22 prill, Mediu deklaroi se trajtimi i municioneve ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA) dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes.
Ai theksoi se çdo vendim i qeverisë shoqërohej me një urdhër të ministrit dhe më pas me një urdhër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.