Drejtoria pe Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë kundër dy personave fizikë dhe një subjekti juridik për dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale Shmangie tatimi sipas nenit 279 të Kodit Penal.
I kallëzuari i parë, SH. U., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të subjektit juridik “Shoqëri për prodhim, tregti dhe shërbime INTERLA import-eksport DOOEL, f. Labunishtë – Strugë”, në periudhën nga 07.10.2010 deri më 10.02.2023, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete dhe për kompaninë INTERLA, gjatë vitit 2021 ka përdorur fatura hyrëse me përmbajtje të pavërtetë për kinse blerje mallrash dhe shërbimesh (gur i grimcuar me transport, goma kamioni, eskavator HITACHI, vajra industrialë, motorë dhe pjesë për eskavatorë, karroceri me dhëmbë, kardana etj.) në vlerë totale prej 36.926.920 denarë me TVSH të përfshirë, prej të cilave 5.632.920 denarë kanë qenë TVSH.
Faturat janë lëshuar dhe vënë në dispozicion nga i kallëzuari i dytë, A. T., në cilësinë e menaxherit të kompanisë RELAKS SAS DOOEL nga Negotina, që nga 29.04.2020 deri më sot.
SH. U. i ka regjistruar këto fatura në evidencën kontabël dhe ka krijuar kërkesë për rimbursim të TVSH-së të cilën e ka përdorur për kompensim, duke zvogëluar kështu detyrimet ndaj shtetit. Me këtë, ka shkaktuar dëm në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë prej 5.632.920 denarë, në bazë të përllogaritjes së TVSH-së me normë prej 15,2542%.