Pas dhjetë muaj nga pushteti i ri, zhgënjimi është i madh. Çmimet vazhdojnë të rriten, pagat ngecin, ndërsa qytetarët po e kanë gjithnjë e më të vështirë të kalojnë muajin, kështu ka theksuar kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë një vizite në qytetin e Radovishit ku u tau edhe me qytetarët.
Filipçe, siç informoi LSDM, theksoi se me muaj të tërë ka dhënë propozime dhe ligje konkrete për të stimuluar ekonominë dhe për të rritur pagat, por se qeveria mbetet e shurdhër.
“LSDM me muaj jep propozime dhe ligje konkrete që do të stimulojnë ekonominë dhe do të rrisin pagat, por qeveria është e shurdhër. Me muaj po paralajmërojmë se ekonomia po fundoset dhe sot ky konfirmim erdhi nga parashikimet e Bankës Botërore. Maqedonia, për fat të keq, këtë vit do të ketë rritjen më të ulët ekonomike në rajon. Qeveria premtoi se do të ishim liderë në rajon, por me sa duket do të jemi të fundit. Kjo është rezultat i politikave të gabuara ekonomike, por edhe i mosrespektimit të plotë të qytetarëve”, tha Filipçe.
Ai nënvizoi se LSDM mbetet në anën e qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë për një jetë më të mirë për të gjithë.
“LSDM do të vazhdojë të punojë dhe të ofrojë zgjidhje, besoj fuqimisht se qytetarët do ta njohin qëllimin e sinqertë dhe politikat e ndershme që synojnë një jetë më të mirë”, shtoi kryetari i LSDM-së.