Pas një procedure të zhvilluar hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka parashtruar aktakuzë ndaj dy vëllezërve, të cilët si bashkëveprues akuzohen se kanë kryer dy vepra penale, vrasje dhe vrasje në tentativë. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar që ndaj dy vëllezërve të vazhdohet masa e paraburgimit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë siguruar prova që konfirmojnë se më datë 01.11.2024 në Haraçinë, dy vëllezërit, të moshës 23 dhe 31 vjeç, me paramendim privuan nga jeta një person dhe tentuan të vrasin edhe një tjetër.
“Me dy të dëmtuarit – babë e bir – të akuzuarit ishin dakorduar të takoheshin për të biseduar rreth një borxhi që pretendohet të jetë 7.000 euro. Ata arritën me veturë në vendin e caktuar, por pas një bisede të shkurtër, njëri nga të akuzuarit nxori një armë zjarri – pistoletë dhe filloi të qëllonte drejt viktimave. Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, babai ndërroi jetë, ndërsa djali mbeti me lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Data 05.01.2026
Aktuale
- Nafie Selmani: Me paratë tona, VLEN paguan propagandën përmes Koordinatorit nacional për media
- Toshkovski: Vazhdon hetimi për vdekjen e fëmijës dyvjeçar në Shkup
- Zjarr në një objekt pranë stadiumit në Prishtinë
- EMRI/ Plagosi me thikë një person në Durrës, 32-vjeçari ekstradohet nga Greqia
- Doganat e Maqedonisë sekuestrojnë mbi 100 telefona, 2.3 tonë banane dhe qindra produkte të tjera
- Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës! Cakrani: Ankim te Avokati i ri i Popullit? Nëse doni të bëjmë humor…
- Presim respekt dhe njohje të maqedonishtes nga Bullgaria
- Partia e Pensionistëve e mirëpriti Ligjin për Punësimin e Pensionistëve në RMV

