Një situatë alarmante po trondit çdo ditë banorët e Komunës së Likovës dhe kalimtarë të tjerë. Video tronditëse të dërguara nga lexuesit tanë tregojnë një realitet të rrezikshëm që nuk mund dhe nuk duhet të injorohet më: trahu i hekurudhës në këtë zonë është jashtë funksionit, duke vënë në rrezik të përhershëm jetën e banorëve që qarkullojnë në rrugën rajonale të Komunës së Likovës.
Për çdo ditë, fëmijë, të moshuar dhe familje të tëra detyrohen të kalojnë mbi binarët e trenit pa asnjë masë sigurie, në një kryqëzim ku vetëm fati ka shmangur tragjeditë – deri tani. Skenat që vijnë nga vendi janë të frikshme, “një bombë me sahat që mund të shpërthejë në çdo moment”.
Pavarësisht se qytetarët kanë ngritur zërin e tyre prej kohësh, kanë bërë thirrje, kanë protestuar dhe kanë kërkuar ndërhyrje institucionale, situata mbetet e pandryshuar. Heshtja e autoriteteve është e papranueshme, ndërsa çdo ditë që kalon pa zgjidhje është një ditë më shumë rrezik për humbje jete.
“A do të presin institucionet një tragjedi për të vepruar? A duhet të pësojmë humbje njerëzore që dikush të kujtohet se ky vend ekziston”, tha një vozitës.
https://www.facebook.com/reel/671605465620466/?ref=embed_video