MPB Maqedoni njofton se dje janë ndaluar pesë persona nga Shkupi dhe një nga Kumanova.
Ata dyshohen për tregti me lëndë narkotike.
“Me datë 20.21.04.2025 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.XH. (47), P.R (32), E.I. (39), A.I. (36) dhe I.XH. (40), të gjithë nga Shkupi dhe A.A. (50) nga Kumanova, pasi iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një lëndë e bardhë kokrrizore”.
“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thonë nga MPB.