Mbrëmjen e sontme, një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar.
Siç raporton TV21 për më shumë se 1 orë e gjysmë rruga është e bllokuar dhe nuk lejohet të afrohet askush në afërsi të aksidentit.
Nga kalimtarët e rastit thuhet se janë përfshirë rreth tre-katër vetura dhe se në mesin e tyre ka viktima.
Nga MPB nuk ka ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë aksident.