Nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut konfirmojnë se Policia Financiare po kryen aksion, pas dyshimeve për keqpërdorime të pozitës zyrtare në Spitalin e Prilepit. Nga Prokuroria thonë se janë siguruar urdhra për bastisje në 8 lokacione.
“Prokuroria Themelore Publike në Prilep është duke vepruar në procedurë para-hetimore për shkak të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” lidhur me punën financiare të spitalit. Janë siguruar urdhra për bastisje në tetë lokacione, ndërsa veprimet po ndërmarrin nga Drejtoria e Policisë Financiare. Pas kontrolleve, procedura paraprake do të vazhdojë me veprime të tjera për sigurimin e provave”, thonë nga Prokuroria.