Në Bogovinë janë gjetur 8 bomba dore të tipit kashikara, bombat janë gjetur në një sënduk. Gazetari jonë Bashkim Sulejmani nga tereni raporton se bombat i ka gjetur një banor i Bogovinës derisa ka qenë duke punuar në fushë.
Fillimisht dyshohej se bombat datojnë nga lufta e dytë botërore, megjithatë sipas policisë ato janë të reja dhe bëhet fjalë për kashikara të prodhimit kinez. Për momentin po bëhet transportimi i tyre drejt stacionit policorë. Ndërkohë në vendngjarje po kryhet hetim nga prokuroria dhe organet tjera kompetente për zbardhjen e rastit./Alsat.mk