Më 24.12.2025, në ora 08:35, në stacionin e pagesës Gradskë, zyrtarë policorë nga SPB Kavadarci, në bashkëpunim me Njësinë për tregti të palejuar me armë, materie të rrezikshme dhe materiale radioaktive pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike, i privuan nga liria N.R. (41) dhe I.R. (41), të dy nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të një automjeti transportues “Peugeot Boxer” me targa të Strugës, i cili drejtohej nga N.R., ndërsa bashkëudhëtar ishte I.R. – zyrtar policor në Stacionin Policor Bit Pazar, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e madhe mjetesh piroteknike, për të cilat nuk posedonin asnjë dokumentacion. Ata kanë deklaruar se mjetet i përkasin një personi juridik nga Shkupi.
Më pas, gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë, para magazinës së personit juridik u gjet edhe një automjet tjetër transportues i ngarkuar me mjete piroteknike, i cili ishte lënë dhe braktisur.
Ndërkaq, sot, me urdhër gjyqësor, është kryer kontroll në magazinat e personit juridik, ku janë gjetur dhe sekuestruar mbi 25 ton mjete piroteknike. Njësia për tregti të palejuar me armë, materie të rrezikshme dhe materiale radioaktive, në koordinim me SPB Kavadarci, do të ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për identifikimin e të gjitha personave të përfshirë dhe, pas kompletimit të dokumentacionit, do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 396 paragrafi 7 të Kodit Penal.
Data 09.11.2026
Aktuale
- MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër
- Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane
- VLEN i përgjigjet Arianit Hoxhës: Para se të kërkojë llogari për gjuhën shqipe, le ta pyesë Ali Ahmetin
- Kolonel Muhedin Bela: Diskriminimi i shqiptarëve në sektorin e mbrojtjes s’mund të justifikohet me mungesën e interesimit
- 163 ditë revoltë, qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës
- Zjarr në një shtëpi-depo në Bit Pazar të Shkupit, intervenojnë gjashtë automjete zjarrfikëse
- (VIDEO) Instituti i Shëndetit Publik ndalon shqipen, reagon BDI
- Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus



