Një tragjedi ka tronditur Manastirin, pasi një fëmijë 5-vjeçar u sulmua nga një qen endacak ndërsa po qëndronte me familjen për një darkë, raporton 4news.mk.
Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës dhe sipas informacioneve, fëmija i ka dhënë ushqim qenit, por kur ndaloi, qeni e sulmoi. Sipas dëshmitarëve, fëmija pësoi lëndime në zonën e fytyrës, duke i dëmtuar syrin. Në fotografitë e vendit të ngjarjes duket gjak, duke treguar seriozitetin e sulmit.
Fëmija u dërgua menjëherë në spital ku mori ndihmë mjekësore. Deri tani, nuk dihet shkalla e dëmtimit të syrin.
Qytetarët janë të revoltuar dhe po kritikojnë institucionet për moskujdesin në trajtimin e popullatës së qenve endacakë në qytet.