Komuna e Velesit ka paguar 10.8 milionë denarë për 159 kafshime nga qentë. Komuna e Velesit sqaroi se nga 10.8 milionë denarë, 5.5 milionë denarë janë dhënë për të dëmtuarit, ndërsa 5.3 milionë denarë janë për avokatët. Këto shpenzime janë bërë për më pak se dy vjet. “Këto mjete që janë pguar për periudhën dyvjeçare. Në prill të viti 2023 është nënshkruar marrëveshje me kompanitë e sigurimeve në afat njëvjeçar. Ajo u largua, kështu që shpenzimet financiare duhej të paguheshin nga buxheti. Për këtë do të ketë edhe procedurë gjyqësore”, deklaruan nga Komuna për SDK. Ata theksuan që gjatë vitit 2023 janë paguar një milion denarë. Raportohet që në listë janë dy qytetarë që janë kafshuar katër herë, dy tjerë janë kafshuar tri herë, ndërsa shumë të tjerë nga dy herë.
Data 05.01.2026
Aktuale
- Toshkovski: Vazhdon hetimi për vdekjen e fëmijës dyvjeçar në Shkup
- Fëmijët e Blerim Bexhetit hapin kompani ndërtimi, Evropa e Lirë zbulon detaje
- Zjarr në një objekt pranë stadiumit në Prishtinë
- EMRI/ Plagosi me thikë një person në Durrës, 32-vjeçari ekstradohet nga Greqia
- Doganat e Maqedonisë sekuestrojnë mbi 100 telefona, 2.3 tonë banane dhe qindra produkte të tjera
- Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës! Cakrani: Ankim te Avokati i ri i Popullit? Nëse doni të bëjmë humor…
- Presim respekt dhe njohje të maqedonishtes nga Bullgaria
- Partia e Pensionistëve e mirëpriti Ligjin për Punësimin e Pensionistëve në RMV


