A po tenton “Levica” të keqpërdor tragjedinë e Koçanit, studentët shqiptar dhe të fus skenarin serb në Maqedoni?! Studentët e saj në trajnim online me instruktore serbe!
Në rrjetet sociale dhe në media është shpërndarë video e një mbledhjeje online mes disa studentëve, të cilët thonë se janë nga partia “Levica”, dhe një instruktore për studentë nga Serbia për të cilën mediat në vend tjonë se është Stasha Cvetkoviq, studente e Arkitekturës dhe instruktore për studentë, transmeton Ora24.tv
Ata bisedojnë, se si duhet të veprojnë studentët, për të organizuar protesta, duke e shfrytëzuar tragjedinë e Koçanit.
Instruktorja u tregon hapat që ata o kanë ndërmarrë në Serbi.
Në një moment madje, kërkon edhe përfshirjen e studentëve shqiptarë, duke përdorur termin fyes “shiptari”.
Siç shkruajnë mediat në vendin tonë, ajo ka pasur disa takime online me Studentë të cilët edhe deklarohen se janë pjesë e partisë nacionaliste “Levica”, e cila hapur mbështet edhe politikat ruse, ndërsa qëllimi ka qenë shkaktimi i trazirave në Maqedoni./Ora24.tv
Video e koordinimit e publikuar në rrjetet sociale: