Përpjekja e të përzgjedhurve shqiptarë të VMRO-s në qeveri për të shfajësuar veten për heqjen e Nenit 96 nga Ligji për Policinë është kulmi i hipokrizisë dhe shprehja më e qartë e mungesës së tyre reale në qeverisje.
Tani po premtojnë se do ta “rregullojnë me amendamente në Kuvend”, ndërkohë që kanë qenë vetë të pranishëm në mbledhjen e Qeverisë ku ky ndryshim u miratua në heshtje. Ky është një fakt i pakundërshtueshëm.
Neni 96, që garantonte përfaqësimin etnik në polici, është një detyrim kushtetues që buron nga Amendamenti 6 dhe Marrëveshja
Paqësore e Ohrit. Heqja e tij nuk është “lapsus”, është pjesë e një strategjie për të përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore, veçanërisht nga strukturat e sigurisë.
Ne jemi në Kuvend, aty ku vendosen ligjet, dhe aty do ta ndalim këtë tentativë të rrezikshme. Ju e miratuat në Qeveri, tani është vonë për të luajtur rolin e mbrojtësve të interesit publik.
Shqiptarët nuk mashtrohen më nga fasada. Nuk mjafton të jesh fizikisht i pranishëm në qeveri, nëse politikisht je inekzistent.
Data 12.11.2026
Aktuale
- Përleshje e dhunshme në burg: Dibran Hoxha ‘Cobra’ përballë Andi Pajazitit ‘Italiani’
- BDI me mesazh të prerë për provimin e jurisprudencës: “Shqipja është e drejtë ligjore, jo çështje kompromisi!”
- Aksident në Kumanovë – shoferi u largua nga vendi
- Gruaja shtatzënë ka raportuar dhunë në familje në zonën e Kratovës, partneri e detyronte në akte seksuale dhe e rrihte
- DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h
- SPB Tetovë dhe SPB Gostivar me disa raste të regjistruara – arrestime, kallëzime penale dhe aksidente me të lënduar
- Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune
- VLEN: Kërkojmë dorëheqjen e Ahmetit!



