Në autostradën А1 në afërsi të Pikës kufitare Bogorodicë, nëpunësit policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria Z.V.(43) nga Shtipi, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Ai ishte i dënuar me vujatje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë vjet e dy muaj për kryerjen e veprës penale „grabitje“, ndërsa ishte i kërkuar me urdhërarrest për shkak të arratisjes nga Institucioni Ndëshkues-Korrektues Burgu Shtip”, sqarojnë prej aty.
Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu Shtip për vuajtjen e pjesës së mbetur prej dy vjet e pesë muaj të dënimit.