Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit u kapën duke transportuar emigrantë nga Nepali, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se bëhet fjalë për personat I.N. 32 vjeç nga Krushopeku i Shkupit dhe 50-vjeçari G.P. nga Velesi. Nga MPB shtojnë se pas kontrolleve, është vërtetuar se I.N. po kërkohej me fletarrestim, pasi ishte arratisur nga burgu i Idrizovës, ku po vuante dënim me 6 vjet burg për trafikim me emigrantë.
“Rreth orës 19:15 në afërsi të fshatit Tabanoc të Kumanovë, në autostradën “Miqësia”, zyrtarët policorë kanë vërejtur personat në automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga I.N., ndërsa G.P. ishte shoqërues, ata janë kapur se si i akomodonin tre gra, emigrante nga Nepali. Njëkohësisht ata nuk janë ndalur në shenjën e dhënë për ndalim nga ana e zyrtarëve të policisë, ndërsa pasi janë përdorur mjete për të ndaluar me forcë automjetin, janë larguar nga automjeti. Menjëherë më pas, emigrantët janë gjetur dhe vendosur në Qendrën transitore në Tabanoc, pas masave të marra janë gjetur dhe privuar nga liria edhe I.N. dhe G.P.”, shtojnë nga Policia.tv21.tv