Futbollisti i Real Madridit, Rodrygo reagoi në Instagram vetëm pak orë pasi nuk ishte në listën e ngushtë të Topit të Artë 2024.
Braziliani ndau gjithashtu një foto të tij duke mbajtur Champions League, trofeun e La Ligës dhe Copa del Rey.
Shtatë lojtarë të Real Madridit kanë hyrë në listën e ngushtë me 30 lojtarë për Topin e Artë, por Rodrygo nuk është njëri prej tyre.
Sulmuesi e përfundoi sezonin e kaluar me 17 gola dhe tetë asistime në 51 paraqitje për madrilenët.
/GazetaBlic Sport