Gjatë vizitës së djeshme në Kosovë dhe në takim me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i BDI-së paska shprehur “shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut”, për njëfarë“ boshti hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik të shqiptarëve”, dhe për “zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.”
VLEN e dënon publikisht këtë retorikë luftarake dhe nxitëse, sidomos kur ajo vjen nga një strukturë politike e cila ka qenë në qeveri nga viti 2002 deri në vitin 2024! Në stilin e diktatorëve komunistë nga të cilët edhe sot gjen frymëzim, Ali Ahmeti vazhdon të propagojë për amikun imagjinar dhe rrezikun e jashtëm sikur të ishim duke jetuar në kohën e Luftës së ftohtë, si mënyrë e vetme për të ruajtur kolltukun e rehatshëm qeveritar.
Por, kohërat kanë ndryshuar. Sot Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe kontribues për paqen globale. Si i tillë, vendi jonë nuk është nën kërcënim nga askush, as nga brenda as nga jashtë!
I bëjmë thirrje opozitës shqiptare të ndalojë me këto ekskurzione banale dhe të fillojë urgjentisht me reformën e mirefilltë të brendshme. E vetmja parti politike e cila vazhdon të ngelet e pareformuar dhe të drejtohet nga lideri i përjetshëm ngelet BDI-ja! Është turp që një ish Ministër i jashtëm të përdorë formulime dhe kualifikime te tilla per vendin e tij. Është turp që lideri i cili më së gjati dhe më së shumti ka sjfrytëzuar beneficionet e pushtetit dhe i ka keqpërdorur ato, të shfryjë vrer ndaj shtetit vetëm sepse tani është në opozitë.
Kthjelluni! Me këtë qasje nuk është çudi që BDI është kthyer në parti non grata dhe asnjë diplomat i huaj e as ambasador i vendeve aleate e partnere nuk do të takohet me ju.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt
- Debate në Asamblenë e PS/ Fatmir Xhafaj del kundër propozimit të Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjashtohen
- Arrestohet 15 vjeçari në Tetovë, në shkollë kishte shkuar me pistoletë
- Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese i kërkonte para një burrit nga Gostivari
- Gjatë kontrollit në veturë policia zbulon marihuanë, përfundon në pranga tetovari
- Godasin adoleshentët në Kumanovë: 19-vjeçari dhe vajza 14-vjeçare sulmojnë 46-vjeçarin dhe i marrin paratë
- Zjarri kaplon çatinë e shtëpisë në Mavrovë, intervenimi i zjarrfikësve shpëton dëmet më të mëdhaja
- Policia zbulon mbetje të substancës pluhur të bardhë, arrestohen dy persona në Gostivar



