Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së të uroj të gjithë besimtarët islamë për festën e madhe fetare të Kurban Bajramit, shkruan në urimin e tij kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e qeverisë, Hristijan Mickovski.
“Ju uroj të gjithëve që festojnë këtë festë të madhe shëndet, lumturi dhe momentet e festave tuaja të kaloni në paqe, dashuri dhe gëzim me më të dashurit tuaj.
Kurban Bajramin uroj të e kaloni në frymën e bujarisë, duke ndihmuar dhe ndarë me ata që kanë nevojë për ndihmë, duke vënë në pah humanizmin dhe kujdesin njerëzor në këto ditë festive.
Kjo festë e madhe kujton ekzistencën njerëzore, si dhe rëndësinë e madhe të besimit, mirëkuptimit dhe tolerancës reciproke si kushte thelbësore për bashkëjetesë dhe paqe.
Prandaj ju ftoj të gjithëve që të fillojmë së bashku, duke tejkaluar të gjitha problemet së bashku, për ta ndërtuar Maqedoninë mbi vlerat dhe parimet evropiane.
Ka ardhur koha që bashkërisht të ndërtojmë baza më të forta për një standard më të mirë jetese për çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare, themele për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë.
Të gjithë të bashkuar për të ndërtuar një vend ku do të ketë harmoni dhe përparim, një Maqedoni të begatë ekonomikisht.
Gëzuar festa e madhe e Kurban Bajramit!”, shkruan Mickovski.
				
	Data 04.11.2025
							
				
	Aktuale
	
				- Miqësia përfundon tragjikisht: Prokuroria kërkon paraburgim për vrasjen në Dojran
 - Gashi takon ish-kryetarët e Kuvendit, propozohet krijimi i këshillit joformal për shkëmbim të ideve
 - Sulmi ndaj News24 në Progres Raportin e BE për Shqipërinë: Dëbimi i gazetarëve dhe sekuestrimi i materialeve të punës, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën
 - Po pinin alkool së bashku, por përfundoi me tragjedi: shoku godet për vdekje shokun në Maqedoni
 - Humb jetën administratori i minierës në Bulqizë, u aksidentua në punë! Policia shoqëron disa persona
 - Nafie Selmani: Izet Mexhiti veçse është më kryetar i VLEN-it
 - Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala
 - Triumfi bindës dhe rreziku i pushtetit absolut në Maqedoninë e Veriut
 

									 
					
