Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot konfirmoi të gjitha paralajmërimet e Frontit Europian dhe Aleancës për Shqiptarët, se po përgadit një front anti BE dhe anti NATO, me Levicën e Apasievit dhe ZNAM të Dimitrievskit, thuhet në komunikatën e ASH-së.
“Për të mos mjaftuar kjo, Mickoski sot i quajti “fundrina” (bagra) shumicën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duke thënë se nuk do lejojë të formohet koalicion me shqiptarët që duan të çojnë vendin drejt BE-së dhe Perëndimit. Kjo deklaratë vetëm dëshmon se ai është vazhdimësi e Gruevskit dhe Jankullovskës të cilët në të kaluarën, shqiptarër i quanin indian dhe me epitete të ngjashme.
Paralajmërimet e këtilla janë të dënueshme, të papranueshme dhe të parealizueshme, vetëm nëse nuk ndihmohen nga satelitë shqipfolës.
Tani që qëndrimet e opozitës maqedonase janë të qarta, pyesim publikisht opozitën shqiptare dhe kandidatin e tyre për president, Arben Taravari, a mendon ende se VMRO dhe Mickoski janë të reformuar dhe a shpresojnë ende që edhe pasi t’i humbin zgjedhjet të hyjnë në Qeveri si “fundrina” të VMRO-së. Kërkojmë nga Taravari dhe partitë e tjera të vogla në opozitë që të distancohen nga VMRO dhe koalicioni kundër Perëndimit, si dhe të dënojnë publikisht deklaratat e këtilla”, qëndron në komunikatën e ASH-së.
Data 05.05.2025
Aktuale
- “Drogë, armë, para”, aksioni i policisë në Prishtinë përfundon me arrestime
- Bozdo: Kemi informacione se PS po nis aksionin e blerjes së votës, në këmbim të parave!
- U ekstradua nga Dubai! GJKKO merr vendimin për Florenc Çapjan, akuzat që rëndojnë ndaj të fortit të Elbasanit!
- Ajola Xoxa thirret në SPAK, do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm! Ja kur do të mbërrijë në godinë
- Murati kërkon votim të fshehtë, thotë se opozita duhet të ndryshojë
- Zemaj për votimin e fshehtë: Nuk mund të ndërrohen rregullat mes lojës
- Udhëzimi/ Shtohen dy kategori të reja në skemën e sigurimeve shoqërore! Lista e plotë e përfituesve deri në prill 2025
- Arrestohet i dyshuari se kanosi dhe kërcënoi t’i godasë me mjet metali zyrtarët policorë