Përfaqësuesi i subjektit VLEN, në cilësinë e ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ditëve të fundit ka qëndruar në Japoni për të zhvilluar takime të frytshme me përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe personalitete të rëndësishëm dhe biznesmen të rëndësishëm në Japoni. Takime të tilla shënojnë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tona bilaterale me Japoninë.
Bashkëpunimi me JICA-n ka një histori të gjatë dhe të konsoliduar që përfshin dekada miqësie dhe solidariteti konkret. Deri më sot, Japonia ka investuar mbi 421 milionë dollarë në projekte kyçe për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Këto investime kanë përfshirë sektorë jetikë si shëndetësia, mbrojtja e mjedisit jetësor, dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët tanë dhe ekonominë e vendit tonë.
Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e hapjes së një zyre të JICA-s në Maqedoninë e Veriut, një nismë që do të intensifikojë koordinimin, do të përforcojë bashkëpunimin institucional dhe do të lehtësojë implementimin e projekteve të reja në terren. Një prezencë fizike e JICA-s në Shkup do të sillte një ritëm të ri në bashkëpunimin tonë dhe do të shërbente si pikë kontakti për projekte afatgjata.
Duke parë drejt vitit 2025 dhe më tej, riafirmuam përkushtimin për të vazhduar me iniciativa të reja në fushën e turizmit për bizneset e vogla dhe të mesme, duke forcuar kështu zhvillimin ekonomik lokal dhe ndërtuar një model më të qëndrueshëm zhvillimi.
Partneritetet si ai me Japoninë nuk janë thjesht projekte të izoluara, por pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse që synon rritje të kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
VLEN të përkushtuar për zhvillimin ekonomik që të lehtësohet jeta e qytetarëve tanë!
Data 29.09.2026
Aktuale
- BIRN: Jo vetëm Kushner! Tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
- Sali në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë: Integrimi evropian duhet të krijojë mundësi konkrete për qytetarët
- Sllupçani ngrihet më 2 tetor – marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Katër shtetas polakë ndalohen pasi dëmtuan derën e magazinave ushtarake në Tetovë
- Isni Aliji nga Vaksinca e sfidon veten në maratonën e famshme të Berlinit
- Goditen shitësit ilegalë në Shkup, sekuestrohen 500 kg ushqime
- Halkbank – Filijala Saraj, në shërbim të të qytetarëve gjatë muajit tetor maujit të kursimeve
- Mickoski zbulon detajet nga vizita në SHBA.Ja çfarë synohet për të ardhmen e vendit



