Ambulanca në pronësi të Behtel dhe Enkës është mbyllur pas një inspektimi të jashtzakonshëm nga Inspektorati Shëndetësor Sanitar. Gjatë inspektimit është konstatuar se poliklinika “Sante plus 2” po jepte shërbime mjekësore punëtorëve të “Behtel dhe Enka” pa licencë.
Në raportin e Inpektoratit thuhet se janë gjetur pasisje mjekësore të përdorura, mbetje mjekëosre, shiringa, infuzione, ilaçe të cilët mund të rrezikojnë jetën e punëtorëve.
“Bazuar në gjendjen e krijuar, në pajtim me nenet 60, 62 dhe 63 të Ligjit për kujdes shëndetësor (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 43/12, …… 20/19 dhe “Gazeta zyrtare” të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19….. 199/23), Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka nxjerrë vendim me të cilin ndalohet kryerja e punëve shëndetësore në Sante Plus 2 , në rrugën Ilindenska pa nr. në Gostivar, pasi nuk ka Vendim për leje për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në raportin e Inspektoratit.
Inspektorati ka ngrit dyshime edhe për diplomën e mjekut i cili ka kryer shërbime mjekësore në ambulancën e “Behtel dhe Enka”.