Mos-hapja e kapitujve në negociatat me BE-në në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel vazhdon ta shqetësojë kryeministrin Dimitar Kovaçevski, shkruan TV21. Kovaçevski sërish e fajësoi opozitaren VMRO-DPMNE, Levicën dhe Lidhjen Demokratike të Pavle Trajanovit.
“Ky samit, nuk i kishte ato…sërish në gjuhën sportive, ato sulme dhe mbrojtje të zakonshme. Ne tani kishim portë të zbrazët, penalti të pastër, por për shkak të VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe Lidhjes Demokratike, nuk goditëm. Kjo është ajo që ndodhi”, tha mes tjerash Kovaçevski.