Kolumnat e botuara në mediat e shkruara janë tekste ku shprehet mendimi personal i autorëve. Por shpesh ndodh që në to të shprehen pohime të pavërteta dhe manipulime.
Për shembull, kolumna e Risto Nikovskit me titull “Bujar Osmani e nënshkroi pajtimin për ndryshimin e Kushtetutës” përmban disa pretendime të pavërteta dhe manipuluese.
Autori i kolumnës pohon se “protokolli i dytë me Bullgarinë”, i nënshkruar nga Bujar Osmani, “është i quajtur “propozimi francez”. Mirëpo, kur “Kuvendi i votoi konkluzionet për propozimin francez”, iu referua vetëm kornizës së negociatave me BE-në. Përveç kornizës së negociatave, si pjesë e “propozimit francez” u konsideruan edhe Konkluzionet e Këshillit të BE-së. Andaj, pretendimet e kolumnës, se “protokolli i dytë me Bullgarinë” është “propozim francez” dhe se “Bujar Osmani nënshkroi pajtimin për ndryshimin e Kushtetutës” janë manipuluese.
Më pas, Nikovski në kolumnë pohon: “Nuk guxon afër 20 deputetë shqiptarë nga vendit të mbivotojnë afër 100 deputetët maqedonas”. Kjo deklaratë përmban supozime të pabaza. Së pari, supozimi se ka “rreth 20 deputetë të shqiptarëve të vendit” është i pabazë. Së dyti, i pabazë është edhe supozimi për “afër 100 deputetët maqedonas”.
Nuk është hera e parë që opinioni dezinformohet për numrin e deputetëve maqedonas dhe shqiptarë në Kuvend. Edhe kreu i partisë “Integra”, Ljupço Ristovski, në paraqitje në media para disa muajsh bënte pohime të pasakta se në Kuvend janë 100 deputetë maqedonas dhe 20 deputetë shqiptarë.
“Poligrafi” që në mars 2023 vërtetoi se të dhënat publike nga Kuvendi hedhin poshtë këto pretendime. Kuvendi ka 120 deputetë, ndërsa më 16.11.2023 për votim me shumicë të dyfishtë janë regjistruar 40 “deputetë të komuniteteve joshumicë”, prej të cilëve 31 janë deklaruar si shqiptarë.
Së këndejmi, pretendimet për “100 deputetët maqedonas” nuk kanë mbështetje, si dhe pretendimet për “20 deputetë shqiptarë në vend”. Pretendimet e tilla i vlerësojmë si dezinformata që mund të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike në vend.