Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës nga Banjica e Epërme deri në Banjicën e Poshtme, rrugë kjo e gjatë 1.2 kilometra, që është arteria kryesore që lidh këto dy fshatra por dhe pjesë të fshatrave të malsisë së Gostivarit.
“Asfaltojmë rrugën Banjicë e Epërme – Banjicë e Poshtme, e gjatë 1.200 metra, një rrugë e cila ka pasur nevojë të trajtohet tash e sa vite. Premtim i realizuar ✅🤝”, ka shkruar Taravari.(INA)