Dy pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që shpërtheu sot rreth orës 14:00 në kazermën ushtarake në Tetovë. Lajmi u konfirmua nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit.
“Sapo morëm njoftimin, intervenuam me shtatë zjarrfikës, dy automjete zjarrfikëse dhe një automjet të posaçëm për ndërhyrje në terren të vështirë. Zjarri u lokalizua brenda 30 minutash,” deklaroi komandanti i NjTKZ Tetovë, Avni Ameti.
Sipas tij, dy ushtarët janë lënduar teksa përpiqeshin të ndalonin përhapjen e zjarrit dhe më pas janë dërguar për trajtim në Spitalin e Tetovës. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
Data 10.11.2026
Aktuale
- MPB-ja përgatit kontrolle të reja në trafik! Kamerat në automjetet policore do të matin shpejtësinë edhe gjatë lëvizjes
- A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!
- Ministria e Drejtësisë në RMV: Dorëzohen në Komisionin Evropian Kodi i ri Penal dhe ai i Procedurës Penale
- Koreja e Jugut përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar materialet e abuzimit seksual ndaj fëmijëve në internet
- “Rezistenca e Studentëve”: MASH po godet përsëri xhepat e studentëve, tani synim i kanë bursat
- Fyerje ndaj punonjëses së Prokurorisë në Gostivar, policia heton rastin
- Kapet me dru pa dokumente dhe sharrë motorike, arrestohet 38-vjeçari
- Monopatina elektrike përplas 17-vjeçaren nga Kosova në Tetovë, autori largohet nga vendi i ngjarjes



