Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme shiu. Më shumë reshje do të ketë në pjesët lindore, ku reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here më e fortë nga veriu përgjatë Vardarit.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, posaçërisht paradite dhe natën. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.
Nesër, veçanërisht në mëngjes do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë mesatare deri në të fortë, nga drejtimi verior, ndërsa nga e hëna do të ketë stabilizim me mot me diell dhe temperatur dukshëm më të ngrohtë.