Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.
Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.
Siç transmeton REL, Vuçiq tha se Ushtria e Serbisë ishte 20 kilometra larg vendit të arrestimit.
Policia e cilësoi si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës.
Krerët shtetërorë në Kosovë e kanë dënuar këtë veprim, të cilin e kanë cilësuar si “akt agresioni”, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë Serbinë dhe zyrtarët policorë të lirohen menjëherë.
Ndryshe, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar më 14 qershor nga forcat serbe në veri të vendit.