Mali i Zi ka zhvilluar këtë të dielë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, një votim tepër i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të anëtarit të vogël të NATO-s në Ballkan, që prej kohësh vuan paqëndrueshmërinë politike.
Përmes një prononcimi mediatik, Dritan Abazoviç ka theksuar se koalicioni “Hrabro se Broji” do të jetë shtylla kryesore e Qeverisë së ardhshme dhe se është shumë herët për të folur për ndonjë kombinatorikë.
“Dhe mos e prishni tani… Ne kemi qeverinë, presim parlamentin. Spajić mori më shumë, le ta bashkojë. Kjo nuk është një pyetje për mua. Për ne, kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur…”, tha Abazovic.
I pyetur nëse kjo do të thotë se URA do të jetë me DPS-në në Qeveri, Abazoviç tha se nuk do të negociojnë me ta.
“Për ne nuk janë të pranueshëm vetëm personat që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këta njerëz njihen në disa opsione politike. Është herët të flasim për kombinatorikë”, tha Abazoviç.