Ministria bullgare e financave njoftoi se vendi po përballet me falimentim.
Ministrja në detyrë e Financave, Rositsa Velkova-Zheleva kërkojë që të shtyhet për një kohë të pacaktuar pranimi i Bullgarisë në Eurozonë.
Ajo thotë se huamarrja nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do ta ndihmonte vendin që të ruajë stabilitetin fiskal, por se kjo mund të vendosë kufizime serioze financiare dhe se në atë situatë do të ngriheshin të ardhurat, shkruan portali bullgar novinite.
“Vlerësimet e bëra nga Ministria e Financave tregojnë se, nëse politikat e miratuara gjatë vitit 2022 mbahen dhe reflektojnë efektet fiskale të rregulloreve që kanë hyrë në fuqi, të cilat paracaktojnë të ardhurat dhe shpenzimet, efekti për vitin 2023 nënkupton një përkeqësim të ndjeshëm të bilancit buxhetor në administratën publike në masën 6.9 për qind të GJDP-së”, tha Velkova-Zheleva.
Ajo theksoi se si rezultat i masave, të cilat i miratoi Kuvendi që zgjodhi qeverinë me kryeministër, Kiril Petkov dhe ministër të Financave, Asen Vasilev, “ka pasur një rritje të ndjeshme të shpenzimeve buxhetore për vitin 2023 dhe në afat të mesëm deficitet janë sërish rreth 6 ose 7 për qind të GJDP-së”.
“Për të tejkaluar rreziqet, qeveria duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të respektuar rregullat dhe kufizimet fiskale dixhitale nga Ligji për Financat Publike, pra të propozojë masa të përhershme për konsolidimin e të hyrave dhe shpenzimeve për të arritur nivelet e deficitit të synuar për periudhën 2023-2026”, ka përfunduar Velkova-Zheleva.