Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Butel, ku në mesin e të sulmuarve ishte edhe një polic, tha se dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.
“Bëhet fjalë për një sulm ndaj disa personave, njëri prej tyre është polic. Dy persona janë privuar nga liria. Persona të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinën tjetër”, ka thënë Spasovski.
Ai sqaroi se sipas klasifikimit bëhet fjalë për dhunë.
“Pres që gjatë ditës të përfundojnë të gjitha aktivitetet për zbardhjen e gjithë këtij rasti dhe të lënduarit të shërohen. Është e rëndësishme që ata persona të dalin para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi”, theksoi ministri.
Data 30.12.2025
Aktuale
- Natën e Vitit të Ri do të jetë ftohtë dhe me erë, me reshje bore
- Sekuestrohen 23.838 copë mjete piroteknike, ndalohet një person nga Struga
- Numërohen 100 për qind e votave të rregullta, ky është rezultati preliminar
- Me VLEN-in flasin veprat, Tetova e Bilall Kasamit po ndryshon përditë
- Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
- Bislimoski: Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike nuk mund të shmangej
- Fondi Pensional-Maqedoni: Pensionet e dhjetorit do të paguhen në kohë më 2 janar 2026
- Rrahje masive mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Peruxha të Italisë


