Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, është i ftuari i sonte në emisionin “10 minuta”, tha se studentët do fillojnë të marrin shujtën që u takon. Ai tha se vonesa nuk ka qenë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës por te universitet që nuk kanë dorëzuar listat e përpikta me studentët aktivë. Por gjithsesi ministri siguroi se nga java që fillon do të fillojë shpërndarja e shujtës së shtatorit, tetorit dhe kështu me radhë.
“Po kontrollojmë se cilat universitet kanë dorëzuar të dhënat për cilët student janë të rregullt apo jo. Pas kësaj, ne do t’i dorëzojmë këto të dhëna në Drejtorinë e të Hyrave Publike dhe më pas i dorëzojmë në Agjencinë e Punësimit. Javën e ardhshme, në momentin që do të kompletohen të gjitha procedurat, studentët do të marrin mjetet për muajin shtator, tetor dhe me radhë. Po punojmë me sektorin bankar që të gjejmë një zgjidhje tjetër ku studentët të kenë një kartelë të posaçme ku të kalohen mjetet e shujtës dhe jo në formën e deritanishme. Javën e ardhshme është patjetër që të realizojmë pagesën e shujtjeve.”- tha Shaqiri.
Data 21.07.2025
Aktuale
- Shefi i diplomacisë së Marokut për vizitë në vend, do të takohet me Mucunskin
- VLEN: Nga fotografitë për Facebook të Artanit dhe Bujarit nuk u ndërtua asnjë rrugë për shqiptarët
- Shkelje e rëndë e të drejtave të grave: Gruaja humb punën një ditë pasi njoftoi se është shtatzënë
- BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar
- Tetë muaj pas sulmit në Ibër Lepenc: Prokuroria në hetim për akuzat ndaj dy të dyshuarve
- Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Kontrollet zbarkojnë në 14 banesa, zgjerohen dyshimet për shpërdorim detyre
- Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro, ja 10 institucionet vendore kryesuese me borxhin më të madh
- Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”