Edhe dizeli ka arritur në të njëjtin nivel si para luftës në Ukrainë, kështu që tani kushton 79,50 denarë për litër, që është 35 denarë më lirë se maksimumi që ishte para disa muajsh në RMV.
Kompanitë që rritën çmimet e produkteve të tyre për shkak të rritjes së çmimit të rrymës dhe naftës, tani do të duhet të ulin çmimet e produkteve të tyre, sepse harxhimet e tyre më të konsiderushme, si karburantet dhe energjia elektrike, janë ulur në mënyrë drastike.
Kujtojmë se rreth 200 kompani nga industria ushqimore përdorin energji elektrike ekstra të lira që nga 1 dhjetori, e cila është deri në pesë herë më e lirë se në bursa, kurse subvencionimi është dhënë nga qeveria me qëllim që të bëhet ulja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.
Këto ditë ka pasur ulje të çmimeve të një numri të madh të produkteve ushqimore bazë si: buka, vaji, qumështi… por me uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe naftës, ulja duhet të jetë edhe më e ndjeshme, gjë që pritet të ndihet në gjysmën e dytë të këtij muaji.
Inspektimet janë të vazhdueshme, shteti është i vendosur të mbrojë qytetarët?!
Qytetarët raportojnë çdo ditë abuzime dhe përfitime nga disa prej marketeve dhe kompanive të industrisë ushqimore ndërsa inspektorët duket se kanë shumë punë për kontrolle.
Kompanitë që përfitojnë nga lufta në këtë krizë të madhe do të përballen me ndëshkime shumë të rënda.
Shteti është i vendosur të mbrojë qytetarët duke mos treguar mëshirë ndaj përfituesve të luftës./Centar.mk