Nuk kanë të ndalur, reagimet kundër vendimit të Qytetit të Shkupit për të ndihmuar klubin e futbollit, Vardari.
Pas drejtorit sportiv të F.C.Shkupit, Omer Bunjaku, ka reaguar ashpër edhe gazetari shqiptar, Furkan Saliu.
Nëpërmes një postimi në rrjetet sociale Saliu ka thënë se 250.000 mijë euro para të qytetarëve do të vidhen dhe do të përfundojnë në xhepa të personave privat, raporton indeks.mk
Reagimi i plotë:
Në kohë krize, kur qytetin e kemi në terr për shkak se po kursejmë energji elektrike, kur kemi dilema se a do të kemi se me çka do të ngrohemi, se a do të ketë ngrohje nëpër shkolla dhe spitale, ne duam që tia dhurojmë 250 000 euro një klubit që është pronë private dhe që është në borxhe milionëshe dhe që luan në ligën e dytë të Maqedonisë.
Sa para qyteti i ndau për Besir Alilin? Djaloshi që solli medalje të artë nga Kampionati evropian në mundje?
Sa para qyteti i ndau për Drita Islamin? Vajza që solli rezultatin më të mirë në 20 vitet e fundit për këtë qytet?
Sa klube të sportit ka në këtë qytet që meritojnë ndihmë financiare për prezantimin e qytetit në gara ndërkombëtare?
Sa klube të futbollit me histori të lavdishme janë shuar në këtë qytet e administrata nuk ka pas vesh për ta?
Ok hajde të pajtohemi që ti ndihmohet Klubit të futbollit Vardar, por përse mos ti ndihmohet për shembull Klubit të hendbollit Kometall Gjorçe Petrov? Nuk besoj se ndonjë klub sportiv ka histori më të lavdishme se klubi që u bë kampion Evrope apo?
Pse mos ta ndihmojë qyteti Rabotniçkin? Makedonija Gjorçe Petrovin? Shkupin?
Me çfarë kritere do të përfundojnë këto para publike në kompani private?
Të gjithë këshilltarët që besojnë se i përfaqësojnë shkupjanet nëse ky vendim realizohet duhet të japin dorëheqje të parevokueshme që ky qytet jofunksional të jetë me Këshill siç e meriton, jofunksional.
Për këtë vendim qytetarët do të kërkojnë përgjegjësi nga ato që i morën votat dhe nga ata që lavdëroheshin se i kanë marrë dy drejtori.