Aktori i mirënjohur turk, Hakan Bojav, në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos ka zbuluar detaje nga projekti i ri të cilin janë duke e realizuar në Shkup.
Seriali “Rrëfime ballkanike” që është duke u xhiruar në Shkup, tashmë po transmetohet në TRT 1 dhe është pritur mjaft mirë nga publiku turk.
Hakan Bojav, luan në rrolin e Danielit dhe për lexuesit e portalit Almakos, zbulon detaje nga ky projekt dhe projekte tjera.
Almakos: A keni ardhur për herë të parë në Maqedoni me serialin Rrëfimi ballkanik i cili tashmë disa muaj po incizohet në Shkup dhe çdo të marte po transmetohet edhe në Televizionin Nacional Turk TRT 1? Çka ju impresionoi më së shumti nga Shkupi?
Hakan Bojav: Kjo është vizita ime e parë në Maqedoni, dhe gjithsesi pata mundësi që të njihem me Maqedoninë e sidomos me Shkupin. Kishte shumë gjëra që më impresionuan këtu, por më e prekshme për mua është rëndësia që i jepet vozitësve të biçikletave në Shkup, rrugëve për biçikleta dhe superioritetit në trafik që i jepet vozitësve të biçikletave.
Almakos: Njerëzit më shumë ju njohin si aktori nga TV seriali Lugina e ujqërve, gjegjësisht karakterit Kara. A ju njohën njerëzit në rrugët e Shkupit? Si reagojnë ndaj Jush?
Hakan Bojav: Rroli i Kara është rrol që ishte me ndikim në botë. Normalisht shumë njerëz më njohin sipas rrolit Kara këtu në Shkup. Por, kryesisht nga ana tjetër e lumit Vardar, gjegjësisht atje ku në mënyrë më intensive jetojnë shqiptarë dhe turq. Kara e njohin thuajse të gjithë. Por, duhet ta pranojë se midis tyre ka edhe maqedonas dhe sinqerisht më vjen mirë dhe jam i lumtur.
Almakos: Çfarë pritjesh keni pasur para se të vinit në Maqedoni? Si është atmosfera gjatë kohës së xhirimeve me kolegët tuaj?
Hakan Bojav: Derisa zgjasin xhirimet, me kolegët nga seriali bëjmë gjithçka që i takon një jete normale profesionale, por gjithsesi, secili prej aktorëve ka rrethin e njerëzve me të cilët shoqërohet jashtë xhirimeve. Kjo është normale. Secili ka personalitete me të cilët ndjehet më i afërt dhe kalon më shumë kohë me të/me to në jetën private.
Në lidhje me pyetjen e parë, sinqerisht nuk kam pasur njohuri paraprake për Ballkanin dhe Maqedoninë, para se të vijë këtu , pasi që asnjëherë nuk e kam shëtitur Ballkanin, e as që kam qenë në Maqedoni, përveç në Shqipëri. Prandaj edhe nuk kam pasur pritshmëri para se të vi në Maqedoni. Erdha dhe u njoha me Shkupin, e vizitova edhe Gostivarin, Manastirin, Prilepin. Po mundohem që ta njoh vendin sa më shumë dhe ka shumë gjëra pozitive të cilat më pëlqejnë, dhe negative që është normale si për secilin vend tjetër.
Almakos: Seriali tashmë po transmetohet në TRT 1 në Turqi. Si është pritur nga publiku i atjeshëm?
Hakan Bojav: Seriali u pranua në mënyrë të çuditshme në Turqi dhe na gëzuan reagimet nga publiku. “Rrëfimi ballkanik” është një serial i rëndë, sidomos dialekti që përdoret në serial, shikuesve nga Turqia ishte e vështire që në tërësi ta kuptojnë serialin në fillim. Por edhe përskaj kësaj, publiku, adhuruesit e Rrëfimit ballkanik nuk na lanë vet dhe duhet ta pranoj se për çdo të martë së bashku me të rinjtë dhe më të moshuarit e shohim secilin episod të ri në të cilën punojmë me ekipin këtu nga Shkupi.
Almakos: A mund të na tregoni pak më shumë për rrolin e Danielit që ju e luani? Si e përjetoni rrolin e Danielit?
Hakan Bojav: Rrolin e Danielit në serialin Rrëfimi ballkanik është babai maqedonas, burrë i Elena dhe baba i Maria dhe Jovanka. Danieli është një rrol shumë ndryshe, para së gjithash me veshjen e tij, lëvizjet dhe harenë fëmijërore të cilën e bartë në veti, por njëkohësisht është edhe rrol pozitiv, konstruktiv, unifikues, më e rëndësishmja prej të gjithave, është shembull i mirë për fëmijët e tij dhe shembull i mirë për gruan e tij Elena. Në këtë kuptim mund të them se Danieli me të vërtetë është rrol pozitiv.
Almakos: A ka ngjashmëri midis Hakan Bojav dhe Danielit?
Hakan Bojav: Si Hakan në jetën private, unë dhe Danieli nuk kemi asnjë ngjashmëri, as veshjet e as mënyrën se si sillemi ose reagimet të cilët i kemi në momentet e caktuara nuk janë të ngjashme. Por, ne jemi aktor profesionist dhe obligimi i jonë është që të luajmë në çdo rrol duke dhënë maksimumin nga vetja për ta përafruar karakterin deri te publiku në mënyrën më të mirë.
Almakos: Dialekti që përdoret në serial është jo i njëjtë më atë nga Turqia. A keni pasur vështirësi me dialektin turk gjatë incizimit të skenave tuaja në Maqedoni?
Hakan Bojav: Ashtu siç përmenda në njërën prej pyetjeve paraprake, dialekti që përdoret nga turqit në Maqedoni është dialekt shumë i vështirë. Për këtë arsye, si aktor, ky është dialekti më i vështirë me të cilin jam përballur dhe e kam përdorur deri më tani. Unë jam aktor që flet mirë në dialekte të ndryshme dhe deri më tani kam pasur shumë rrole në filma dhe seriale ku duhet që të flas në njërin prej dialekteve që fliten në Turqi dhe sinqerisht duhet ta pranojë se këtë gjë e kam bërë me sukses. Dialekti turk që e përdorin turqit në Maqedoni është shumë i vështirë, i ndërlikuar dhe nuk ka rregulla të veçanta të përdorimit të fjalëve dhe formulimit të fjalive.
Almakos: A mundeni shkurtimisht, me fjalë tuaja, ta përshkruani serialin “ Rrëfimi ballkanik”?
Hakan Bojav: “Rrëfimi ballkanik” është rrëfimi për Romeon dhe Xhulijetën, veprimet e të cilëve realizohen në një konak turk, këtu në Ballkan.