GRATË PËR NJË MUAJ PAGUAJNË 400 DENARË VETËM PËR PRODUKTE MENSTRUALE
Gratë dhe vajzat harxhojnë 400 denarë për një muaj vetëm për produkte menstruale. Ndërsa 29,5% e grave nuk kanë mjete financiare për të blerë pambuk. Në markete një pako me pambuk kushton rreth 150 denarë. Organizatat për barazi gjinore kërkojnë që tatimi i shtuar i produkteve menstruale prej 18% të bie në 5%. Me pankarta “Menstruacionet nuk janë luks apo privilegj”, “5% tani” një grup u mblodh para Ministrisë së Financave dhe dërguan kërkesën e heqjen e tatimit në arkivë pasi që ministri Fatmir Besimi nuk ishte në objektin e ministrisë, raporton KlanMacedonia.
“77% e vajzave dhe grave harxhojnë rreth 400 denarë për një muaj vetëm për produkte menstruale. çdo e treta së paku një herë në jetë është rastisur të mos ketë të holla të blej pambuk për menstruacione dhe në këtë mënyrë të improvizoj duke vendosur lecka apo gazeta. Ndërsa 29,5% e grave nuk kanë mundësi të blejnë asnjë produkt mendstual” – deklaroi Ljupka Trajanovska.
“Me vite të tëra kërkojmë që tatimi prej 18% të zvigëlohet në 5%. Kërkojmë subvencione për produktet menstruale për vajzat të cilat janë të kyçura në procesin arsimor, gjegjësisht në shkollat e mesme fillore. 90% e vajzave nga vendet rurale gjatë periodave nuk shkojnë në shkollë nga 3 ditë në shkollë. Ndërsa 72% e vajzave nga vendet urabe nuk shkojnë në shkollë” – tha Natasha Dukovska.
Ata kërkojnë nga vendi, i cili deklarohet si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të marrë përsipër detyrimin dhe të lehtësojë ruajtjen e higjienës menstruale për 50% të popullsisë. Varfëria menstruale është një problem global që prek vendin tonë ndërsa në botë rreth 500 milionë nuk kanë akses në produktet menstruale.Ndryshe deri më tani Belgjika, Holanda, Portugalia, Franca dhe Qiproja në produktet menstruale tatimi është 5%. /KlanMacedonia/