Gjatë vizitës zyrtare në Ankara, drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë-Transporti ka psir mundësinë që në rezidencën presidenciale ta takoj edhe këshilltarin e presidentit Erdogan për Ballkanin Perëndimor Sabri Demirin, shqiptar nga Shkupi.
“Me z. Sabri Demirin pata një bisedë vëllazërore rreth shumë ngjarjeve në rajon. Njëherit nuk mungoj edhe mikpritja shkupjano – shqiptare e tij”, njoftoi Palloshi pas takimit.
Paraprakisht Palloshi është takuar edhe ne Drejtorin Gjeneral të TCDD – Hekurudhat e Republikës së Turqisë.
Pas këtij takimi, Palloshi theksoi se homologu i tij turk ka shprehur gatishmëri për thellim të bashkëpunimit mes dy ndermarrjeve shtetērore.
“Me ftesë të Hasan Pezük Drejtor Gjeneral i TCDD – Hekurudhat e Republikës së Turqisë- Transport, sot zhvillova takim në Ankara ku biseduam për projekte regjionale si dhe për bashkëpunimin dhe mundësin për të ndihmuar Republika e Turqisë në zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të Hekurudhave të Maqedonisë-transport”, deklaroi Palloshi pas takimit.