Koordinatori nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabrcanec sot mori pjesë në konferencën regjionale “Konferenca për edukimin media BE-Ballkani Perëndimor: Përballja me dezinformatat”, e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Institutit Maqedonas për Medie.
Në konferencë u bisedua për sfidat aktuale në hapësirën publike komunikuese, si dhe me menaxhimin me dezinformacionet, ndikimin e rrjeteve sociale dhe dezinformatat në ridefinimin e raportimit gazetaresk dhe cilësisë së gazetarisë si dhe rëndësisë së edukimit media të qytetarëve në mjedisin e ri media.
“Unë nuk mendoj se tentimet tona në mënyrë primare duhet orientuar drejt largimit të burimeve të dezinformacioneve, pasi që kjo gjë nuk varet nga ne. Është shumë rëndë të largohet dicka që nuk e keni krijuar ose për të cilën nuk keni përgjegjësi. Tentimet tona duhet orientuar drejt analizës dhe mirëkuptimit, definimit të thellë të problemit dhe sigurimit para së gjithash kundër narracioneve, gjegjësisht promovimit të asaj që njihet si rrëfim demokratik”, deklaroi koordinatori Marjan Zabrcanec.
Sipas Zabrcanec, për këtë cështje e cila i përfshinë sidomos qeveritë demokratike, me qëllim sigurimin e uljes dhe ndikimit të dëmshëm të dezinformatave, më e rëndësishme është transparenca aktive e qeverive, gjegjësisht institucionet të komunikojnë haptas, me përgjegjësi dhe shpejt si dhe të sigurojnë forma të ndryshme të përkrahjes të edukimit medial të rinjve, por edhe të popullsisë në përgjithësi.
“Është e nevojshme që qeveritë të kanë vullnetin dhe përkushtimin politik, në vazhdimësi të përmirësohen në temën e transparencës, llogaridhënies dhe njohjes, gjegjësisht ta themi thjeshtë të janë të hapura”, theksoi Zabrcanec.
Zabrcanec theksoi se tentimi për progresin e vazhdueshëm të transparencës aktive të qeverisë asnjëherë nuk do të ndërpritet duke tentuar që t`i mund të gjitha sfidat që paraqiten tek institucionet më pak të hapura dhe me qëllim që të sigurohen narrativet proaktive progresive.
“ Këtu dua që ta drejtoj dorën si qeveri edhe deri te organizatat mediale dhe palët e interesuara dhe të potencoj se kjo betejë udhëhiqet bashkërisht, ta ngrisim nivelin e besimit ndaj njëri-tjetrit pasi që vetëm në këtë mënyrë do të jemi më të fuqishëm si forca demokratike përballë qendrave retrograde të komunikimeve për manipulime”, përfundoi koordinatori Zabrcanec.