Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili ka ardhur në pushtet edhe me përkrahjen e BDI-së, si dhe me të e ndajnë pushtetin lokal, ka habitur opinionin lokal dhe ndërkombëtar me investimin më të fundit që ka bërë, shkruan Almakos.
Dimitrievski ka shtruar tri shtresa asfalt para shtëpisë së këshilltares së BDI-së, Adelina Ademi. Kjo e fundit, gjatë mandatit të saj katër vjecar as edhe nëherë të vetme nuk e ka ngritur zërin për banorët e lagjes Skenderbeu prej ku është zgjedhur këshilltare./Almakos/