Sot (21.08.2021) në rajonin e SPB Tetovë është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet e tyre me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 73 shoferë prej të cilëve 21 e kanë tejkaluar shpejtësinë mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.