Mjekët amë në Maqedoninë e Veriut thonë se në ordinancat e tyre është shtuar numri i pacientëve me probleme serioze të organeve të frymëmarrjes, si pasojë e tymosjes së duhanit.
afariste dhe ambienteve të hoteliere, në tarraca ose kopshte verore. Nëse konstatohet parregullsi, gjobat për kompanitë sillen nga 2.000 deri në 4.500 euro, kurse nga 500 deri në 1000 euro për personin përgjegjës të kompanisë.
Tymosja e duhanit nga qytetarët në vende e mjedise ku një gjë e tillë është e ndaluar dënohet me gjobë nga 150 deri në 300 euro.
Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, i cili është përgjegjës për kontrollin e duhanit në ambientet e hotelerisë dhe në ambiente publike, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se nga 1 janari deri më 30 nëntor të këtij viti kanë shqiptuar 328 gjoba në përputhje me Ligjin për mbrojtjen nga duhani pasi janë kryer 2000 kontrolle.
Nga gjobat e shqiptuara për mosrespektim të Ligjit për mbrojtje nga duhani Inspektorati tha se ka mbledhur rreth 416 mijë euro.