Më 23.11.2025, rreth orës 10:30, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Gostivar, në lagjen “Ciglana” në Gostivar, kanë privuar nga liria personin Gj.A. (55) nga fshati Bellovishtë, rajoni i Gostivarit.
Ai dyshohet se gjatë gjashtë muajve të fundit disa herë ka kryer vjedhje të rënda në një objekt fetar në Gostivar. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ndërmerren procedurat përkatëse.


