Do të nisë sot shpërndarja e shpërblimeve për fundvit për pensionistët.
Shpërndarja e këtij shpërblimi prej 5 mijë lekësh do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat duke filluar nga 21 dhjetori deri më datë 31 dhjetor.
Ka qenë vetë kreu i ISSH-së, Astrit Hado përmes një postimi në Facebook, i cili ka dhënë detaje mbi procedura dhe se si do të bëhet shpërndarja e parave sipas kategorive. Hodo bëri thirrje që ato që nuk kanë nevojë për bonusin tani, ta tërheqin atë në një periudhë të mëvonshme për të shmangur grumbullimet në kohë COVID-i.
Janë rreth 677 mijë qytetarë që përfitojnë nga fondi i alokuar për shpërblimi në fundvit, prej 34 milionë dollarësh.
Grafiku i shpërndarjes së shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2020
- në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;
- në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;
- në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;
- në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;
- në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;
- në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;
- në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;
- në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;
- Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.
Përveç pensionistëve, pritet që t’u kalohet edhe një shpërblim prej 25 mijë lekëve të reja efektivëve të Policisë së Shtetit për shkak të angazhimit që kanë patur përgjatë muajve të fundit me protestat por edhe me menaxhimin e pandemisë së koronavirusi. Shpërblim është akorduar edhe për punonjësit e transportit, me nga 10 mijë lekë të reja.



