27 Nëntor 2018 / 8:58
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Fatos Reka ka pritur sonte në Shkup, personalitetet të jetës publike, fetare e politikanë të vendit me rastin e shënimit të 106 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, “28 Nëntorin”.
Organizimi ka ardhur nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, ku në këtë pritje madhështore prezentë kanë qenë funksionarë të lartë shtetëror, si kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, nënkryetari i kuvendit dhe kryetari i RDK-së, Veszsel Memedi, kryetari i BFI-së, Sulejamn ef. Rexhepi, zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani, përfaqësues të gjithë partive politike shqiptare, si dhe ministra e funksionarë të ndryshëm nga LSDM-ja.
Ambasadori Reka me këtë rast ka uruar gjithë shqiptarët në këtë festë madhështore duke përkujtuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë midis dy shteteve.
“28 Nëntori” ndryshe njihet edhe si “Dita e Flamurit”. Kjo ditë është e veçantë për shqiptarët në mbarë botën sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemali në Vlorë.
Loading…


