Një aksident i rëndë mbrëmë ka ndodhur në afërsi të Shtipit ku jetën e ka humbur një 25 vjeçar.
Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në mes të fshatrave Tarinci dhe Karaorman i ri të Shtipit.
Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të një veture tip “Audi A5” me targa të Shtipit e drejtuar nga 25-vjeçari K.T. nga fshati Karbinci dhe automjeti i pasagjerëve “Hyundai Accent” me targa të Shtipit i drejtuar nga 43-vjeçari D.M nga fshati Karaorman.
Në aksident ka ndërruar jetë 25 vjeçari pas lëndimeve të rënda që ka pësuar në aksident. (INA)