31 Dhjetor
Kreu i integristëve Ali Ahmeti në urimin me rastin e ndërrimit të motmoteve tha se viti që është para nesh është vit vendimtar dhe shumë i rëndësishëm për vendin dhe shtetet e Evropës Juglindore.
“Viti 2018 le të na sjell gjithashtu një strategji afirmative, shpresëdhënëse dhe konkrete të zgjerimit nga Komisioni Evropian, raport pozitiv për përparimin me rekomandim pa kushtëzime dhe datë për fillim të negociatave, por edhe më me rëndësi, ftesë për anëtarësim në NATO. Neve na mbetet të bashkohemi dhe ti bëjmë detyrat e shtëpisë pa asnjë vonesë dhe në dialog konstruktiv dhe miqësor me fqinjët, prandaj, ti përvjelim krahët dhe ti dalim zot këtij përcaktimi”, thuhet mes tjerash në urimin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti.
Alsat-M

