Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 19-vjeçari të dyshuar për veprën penale – Dhunë sipas nenit 386 paragrafi 6 në lidhje me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal.
Më 21 prill, në orën 2 pas mesnate, përpara një tobako-marketi në Kisella Vodë, i dyshuari së bashku me disa persona të panjohur ka ushtruar dhunë brutale ndaj dy personave të dëmtuar, ndërsa te një fëmijë 10-vjeçar, dëshmitar i ngjarjes, ka shkaktuar ndjenjë pasigurie, frikësimi dhe frikë.
Ndërsa të dëmtuarit ishin ulur përpara marketit, i dyshuari me disa persona të panjohur i ka sulmuar dhe ka filluar t’i godasë me mjete të forta – pllaka betoni, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore njërës dhe lëndime trupore tjetrës palë të sulmuar.
Për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës, prokurori publik ka propozuar ndaj të dyshuarit të caktohen masa kujdesi – ndalim për të lënë vendbanimin ose qëndrimin, detyrim për t’u paraqitur periodikisht tek një zyrtar i caktuar gjyqësor, konfiskim i përkohshëm i pasaportës apo dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror dhe ndalim për t’u afruar apo për të vendosur ose mbajtur kontakte me të dëmtuarit.