Qëndrimi i qytetarëve është për shkak të besimit shumë të ulët që ata kanë ndaj punës së gjykatave. Është simptomatike që ai mosbesim tashmë është tradicional dhe nuk ka asnjë mënyrë për të korrigjuar përshtypjen e qytetarëve për dhënien e drejtësisë nga gjykatat, tha për “Lokalno” avokati Vlado Bangievski, duke komentuar anketën e fundit të “Detector”, sipas të cilit gjysma e qytetarëve mendojnë se komuniteti ndërkombëtar duhet të përfshihet në procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kjo tregon se përqindja e besimit është jashtëzakonisht e ulët dhe kjo nuk është për t’u nënvlerësuar./Lajmi i plotë.