Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burg ish-avokatin e shtetit dhe avokatin aktual Fehmi Stafa, i cili u kap në flagrancë duke marrë ryshfet. Sipas Prokurorisë, ai kishte kërkuar gjithsej 100 mijë euro për të ndikuar te një gjyqtar i Apelit në Shkup, me qëllim heqjen e masës së paraburgimit për klientin e tij, Ljupço Pecov, i njohur si “Djalli”.
Në momentin e arrestimit, ai kishte marrë 20 mijë euro. Stafa e ka pranuar plotësisht fajin dhe ka arritur marrëveshje me Prokurorinë, çka ndikoi në dënim më të ulët. Ndërkohë, hetimet çuan edhe te gjyqtari Gjoko Ristov, në shtëpinë e të cilit u gjetën 350 mijë euro të fshehura në mur, pa origjinë të justifikuar. Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj tij për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Vdes këngëtari i njohur kosovar, autori i hitit “Vetëm 5 minuta”
- Tragjedia e humbjes: Vdekja e anesteziologut të njohur kosovar Zeke Zeka
- “Kërkojnë dorëheqjen e Ramës”/ Revista e famshme gjermane Der Spiegel: Të rinjtë janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar
- Gubetini nderon kujtimin e Sandokanit me fjalë emocionuese
- I dehur dhe me marihuanë në veturë, shoferi nga Tetova përplas tre 16 vjeçarë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
- Drejtësia është obligim, përgjegjësia është detyrë, besimi fitohet!
- Rama s’di si t’i ndalë studentët, shpik gjoba edhe për ata që nuk ushtrojne dhunë në protestë, por janë pranë turmës
- Ademi: Mos e copëtoni deklaratën time, fitore do të ketë kur provimi të jepet në shqip



